MENU
klinika

“Mund të eksperimentoj me…”

Pas DWTS, Enxhi Nasufi zbulon planet në muzikë

11.01.2024 - 14:27

Fituesja e ‘Dancing With The Stars’, Enxhi Nasufi ka treguar me krenari sakrificat që ka bërë për të arritur deri në finale e për të rrëmbyer kupën. Ajo thotë se së shpejti do të vijë me projekte muzikore, pas një pauze disa vjeçare.

“Nga ana emocionale super, njerëzit na ndalojnë, na takojnë, na kanë shkruar. Komentet në tërësi kanë qenë shumë pozitive dhe mbi të gjitha mendoj që fitorja dhe kënaqësia më e madhe është kur ti lexon që njerëzit thonë “Fitore e merituar”. Tani ne do të besojmë prapë tek kjo gjë dhe do të shpresojmë që përsëri ta marrë një person që realisht e meriton dhe njerëzit e pëlqejnë. Nëse flasim nga ana fizike, të them të drejtën ditët e para pas “Dancing With The Stars” një tmerr. Na ka mbajtur gjatë gjithë kohës adrenalina, provat në sallë, emocionet. Edhe pse lodheshe kishe prapë prova të tjera dhe do të vazhdoje sepse trurin e ke përgatitur për atë gjë. Kur të bie trupi në qetësi të kërcet çdo gjë”, shprehet ajo.

“Ideja është që nuk para vë ‘deadline’ sepse e di që edhe nëse kalohen nuk dua që të ndihem keq me veten dhe t’i vë presion vetes. Por gjithsesi nuk dua që të largohet shumë kjo pas “Dancing With The Stars” dua që të punoj tani shumë shpejt. Ajo çfarë unë kam qejf është që të bëj një mini album do të ishte një gjë shumë e bukur. Unë e di se cila rryma më rrinë më mirë. Mund të eksperimetoj, mund të bëj edhe një baladë sepse kam kohë që nuk bëj balada. E kam idenë në kokën time thjesht duhet t’i shtroj dhe t’i punoj”, tha ajo.