MENU
klinika

Që nga ngjarja e ish-Bllokut

Elvana po braktiset nga fansat, ikin 100 mijë nga “Instagram”-i

26.12.2018 - 12:08

Që prej 27 shtatorit, këngëtarja Elvana Gjata nuk ka bërë asnjë postim në “Instagram”, aty ky ishte shumë aktive. Madje, llogaria e saj është edhe nga më të ndjekurat mes personazheve të famshëm shqiptarë, mbi 1.1 milionë ndjekës.

Por që prej ngjarje në ish-Bllok, nga llogaria e këngëtares janë larguar gati 100 mijë persona.

Ngjarja e ish-Bllokut, atje ku u përfshi edhe i dashuri i saj Ervin Mata, i cili është ende në kërkim nga policia, ka ndikuar negativisht edhe te ndjekësit e këngëtares.

Që prej kësaj ngjarje, Elvana ndodhet jashtë vendit, ndërsa në tetor publikoi këngën e fundit “Shade”, në bashkëpunim me Poo Bear. Por as kjo nuk largoi vëmendjen e fansave nga ngjarja, pasi shumë prej ndjekëse nisën të bënin komente negative në postimet e “Instagram”-it të saj.

Elvana Gjata vendosi që të shkëputej nga rrjetet sociale dhe ndoshta ky ishte një tjetër veprim që nuk u prit mirë nga ndjekësit. Madje për një ditë ajo vendosi që të hiqte profilin e saj në “Instagram”, për t’u rikthyer sërish të nesërmen pasi ky vendim i saj pushtoi lajmet e mediave online.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN