Pas stabilitetit relativ gjatë periudhës pas Luftës së Dytë Botërore, trazirat në tregjet e monedhave ndërkombëtare kërcënuan sistemin e çmimeve, një shtyllë kryesore e asaj që ishte atëherë Komuniteti Ekonomik Europian – EEC. Përpjekjet e mëvonshme për të arritur kurset e qëndrueshme të këmbimit u prekën nga krizat e naftës dhe goditjet e tjera derisa, në 1979 – ën, nisi Sistemi Monetar Europian – EMS.
Por, nën presidencën e Jacques Delors në 1989 – ën, guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të BE-së hartuan ‘Raportin Delors’. Raporti përshkruan se si mund të arrihet një Bashkim Ekonomik dhe Monetar – EMU.
Raporti propozoi një periudhë përgatitore me tre faza nga 1990 deri në 1999-ën, të cilën liderët europianë e pranuan. Euro u bë realitet në 1 Janar 1999. Ajo ditë historike pa 11 vende të BE -së të rregullojnë kurset e tyre të këmbimit dhe të besojnë politikën monetare në BQE – së, përfshirë Austrinë, Belgjikën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Irlandën, Italinë, Luksemburgun, Hollandën, Portugalinë dhe Spanjën.
Nëntë vende të tjera u janë bashkuar eurozonës që atëherë: Greqia, Kroacia, Qipro, Estonia, Letonia, Lituania, Malta, Sllovakia dhe Sllovenia. Sot euro është një nga monedhat më të rëndësishme në botë. Rreth 350 milionë njerëz e përdorin atë çdo ditë dhe përveç dollarit amerikan, asnjë monedhë tjetër nuk tregtohet më shumë në tregjet globale.
Për më tepër, 60 vende dhe territore jashtë BE – që përfaqësojnë 175 milion njerëz në të gjithë botën – kanë lidhur monedhën e tyre direkt ose indirekt me euron. Përveç se është një shenjë e prekshme e identitetit europian, euro përfiton nga konsumatorët pasi çmimet mund të krahasohen midis vendeve, duke rritur kështu konkurrencën e biznesit.
Euro gjithashtu e bën më të lehtë, më të lirë dhe më të sigurtë për bizneset blerjen dhe shitjen brenda eurozonës dhe tregtimin me pjesën tjetër të botës. Bashkimi Europian shprehet se rritja e rolit global të euros do t’i lejojë Bashkimit Europian të mbrojë më mirë qytetarët dhe bizneset e tij, të mbështesë vlerat e tij dhe të promovojë interesat e tij në formimin e çështjeve globale sipas multilateralizmit të bazuar në rregulla.
Së pari, më shumë vende mund të bashkohen ende në përdorimin e monedhës së përbashkët. Disa shteteve anëtare të BE-së u kërkohet ligjërisht të miratojnë monedhën e përbashkët pasi të kenë përmbushur kriteret e nevojshme ekonomike.
Kartëmonedhat e reja të teknologjisë së lartë me dizajne të përditësuara që synojnë parandalimin e falsifikimit janë në gatishmëri. Përtej sigurisë, BE-ja shpreson të zvogëlojë ndikimin mjedisor të kartëmonedhave euro gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor, duke i bërë ato më gjithëpërfshirëse për europianët e të gjitha moshave dhe prejardhjeve, duke përfshirë grupet vulnerabël si dhe njerëzit me dëmtim të shikimit. Ka gjithashtu plane për të nisur një monedhë euro dixhitale shumë shpejt. BE-ja po punon me bankat qendrore kombëtare të zonës së euros për të krijuar këtë monedhë të re dixhitale.
Sipas BE një monedhë dixhitale do të plotësonte kartëmonedhat dhe monedhat, duke u dhënë njerëzve një zgjedhje shtesë për mënyrën e pagesës, duke shtuar se kjo do të ndihmonte në forcimin e sovranitetit monetar të zonës së euros dhe do të nxiste konkurrencën në sektorin europian të pagesave. Një euro dixhitale do të ruhet në një portofol elektronik të krijuar me bankën përkatëse ose me një ndërmjetës publik, duke lejuar kryerjen e pagesave elektronike me telefon ose kartë, online dhe offline. Faza përgatitore për zhvillimin e euros dixhitale filloi në nëntor 2023. /Scan