Ndërsa sytë e botës janë ngulur tek Ukraina dhe Gaza për gati dy vjet, një konflikt delikat, me intensitet të ulët është duke u zhvilluar mijëra kilometra larg: në ngushticën e Tajvanit. Një konflikt që Claudio Pagliara, korrespondent i Rai-t nga Uashingtoni, që ka punuar në të njëjtin rol edhe në Pekin, e përshkruan si preludin e një stuhie të mundshme të përsosur që do ta zhyste botën në një Luftë të Tretë Botërore. Këndvështrimi i tij është veçanërisht interesant, sepse sipas tij, ata që do të nxirrnin “armagedonin” do të ishin Shtetet e Bashkuara dhe Kina, dy superfuqitë që ai pati mundësinë t’i njihte mirë, duke jetuar atje prej vitesh, si korrespondent i televizionit italian. “Stuhia e përsosur” është titulli që ai donte t’i jepte librit të tij, në të cilin ai flet për atë që i solli SHBA-të dhe gjigantin kinez një hap larg një konflikti të mundshëm të armatosur dhe cilat janë skenarët dhe pasojat e një përplasjeje që nuk do të do të kishte precedentë në historinë e njerëzimit. Ai e bën këtë në një mënyrë të shkathët, duke përshkruar Kinën e sotme përmes anekdotave, dëshmive dhe lajmeve. Ndaj të cilit, ndoshta me vonesë, opinioni publik botëror hapi sytë vetëm kur Covid-i i prodhuar në Kinë tronditi planetin për dy vjet, me pasoja që po i vuajmë ende.
“Lufta e Ftohtë”
Kina e sotme, shkruan korrespondenti i Rai duke iu referuar grushtit të hekurt të përdorur nga Pekini në Hong Kong pak para Covid-it, është një vend “që rrëmben dhe burgos librashitësit”, siç bënë diktatorët e shekullit të njëzetë që tërhoqën njerëzimin në Luftën e Dytë Botërore. Dhe e cila aplikon një dirigizëm gjithnjë e më ndërhyrës edhe në fushën ekonomike, duke mbytur atë përzierje të iniciativës private dhe industrisë shtetërore që e ka shtyrë Dragoin të shndërrohet në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Në rolin e antagonistit janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veteranë të një shekulli të jetuar nga liderë të padiskutueshëm të botës. Gjiganti aziatik ka luajtur “pisët” në çdo mënyrë dhe bilanci tregtar është zhvendosur gjithnjë e më shumë në favor të tij, duke arritur në 350 miliardë dollarë në vit suficit me Shtetet e Bashkuara dhe 400 miliardë me Evropën. Pagliara nënvizon disa nga betejat më të bujshme të këtij konflikti, i cili po zhvillohet kryesisht në frontin e teknologjisë së lartë, si ndalimi i gjigantit Huawei i akuzuar për shfrytëzimin e rrjeteve të tij të telekomunikacionit për të spiunuar në emër të qeverisë, ose kufizimet e vendosura mbi përdorimin në SHBA të TikTok, i konsideruar si një mjet propagande potencialisht vdekjeprurës. SHBA ka ndarë fonde të mëdha për aleatin e saj në rrezik, në një garë armatimesh, e cila, paralajmëron Pagliara, rrezikon të nisë çdo ditë “stuhinë e përsosur”.
Kina, një hap para
Por, ndërsa Pekini është përshtatur me realitetin e ri të një marrëdhënieje gjithnjë e më konfrontuese Kinë-SHBA, kjo nuk do të thotë se Kina është padyshim e prirur të fillojë një konflikt afatgjatë. Nga ana tjetër, kapaciteti i rëndësishëm industrial i saj dhe reduktimi i rezervave ushtarake perëndimore të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, do të thotë se një konflikt me Kinën është diçka që SHBA-ja nuk mund ta përballojë. Kjo u theksua edhe nga disa stërvitje simuluese të një konflikti në Tajvan nga ushtria amerikane në vitin 2020. Ata zbuluan se nëntë nga dhjetë nga rezultatet e mundshme përfunduan në një disfatë të SHBA. Pra, një konflikt i mundshëm me Kinën përbën një sfidë të dukshme për fuqinë amerikane. Është e qartë se krizat aktuale i kanë ofruar Kinës një mundësi për të kuptuar sfidat aktuale ushtarake, si dhe disa përfitime. Konflikti në Ukrainë i ka dhënë Kinës disa përfitime ekonomike, më së shumti në formën e aksesit më të madh në naftën dhe gazin rus, që kishte qenë gjaku i shumë industrive evropiane kundër të cilave firmat kineze kanë konkurruar. Njëlloj, tensionet në Lindjen e Mesme kanë shërbyer si një shpërqendrim për SHBA-në. Ajo që po bëhet e qartë është se Pekini po përgatitet gjithnjë e më shumë për një konflikt të mundshëm, për çdo rast. Kjo përgatitje mund të ndihmojë në përcaktimin e rezultatit në favor të Pekinit.