MENU
klinika

"Në gjithë fotot e kësaj moshe jam më një revolver në dorë"

Si rrallëherë, Blendi Fevziu publikon foton me prindërit

12.01.2024 - 14:11

Moderatori i njohur Blendi Fevziu, përtej profesionalizmit në gazetari, njihet gjerësisht për pasionin e madh që ruan për udhëtimet.

Madje ai ka udhëtuar thuajse në çdo skaj të botës. Mirëpo, së fundmi ka ndarë një pasion që pak kush e di. Përmes një fotoje bardhe e zi, ku duket bashkë nga prindërit, ai zbulon se kur ishte fëmijë në duart e tij kishte përherë një revolver prej lodre.


Me nota humori, gazetari shprehet i çliruar që ky pasion për armët mbeti në të shkuarën.

“Nuk e di në ç’moshë jam në këte foto, por duhet te jem ndoshta 2 e gjysem apo 3 vjeç. Vetem se në gjithë fotot e kësaj moshe jam më një revolver në dorë. Per fat pasioni për armet ngeli tek 3 vjeçari,” shkuan Fevziu në Insagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotografohet me vajzën e vogël

Blendi Fevziu kalon pushimet në Bahamas

“E ndalova vajzën të blinte një bluzë firmato”

Blendi Fevziu tregon një episod nga marrëdhënia e tij me të bijën