MENU
klinika

“Ky ‘Big Brother’ do jetë i frikshëm”

Ronaldo Sharka habit me deklaratën: Kush lidhet do…

12.01.2024 - 14:12

Moderatori i njohur Ronaldo Sharka ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Wake UP”, ku ndër të tjera ka folur edhe për “Big Brother VIP 3” i cili do të fillojë nesër me 13 janar 2024.

Ai tha që këtë sezon në “BBVIP” do të jetë shumë i frikëshmë, pasi pjesë e tij do të bëhet opinionisti Albi Nako, pasi sipas tij banorët do të kenë shumë frikë nga ironitë që ai bën.

“Unë mendoj që ky ‘Big Brother’ do jetë i frikshëm. Për shembull Albi Nako ka një ironi të paparë dhe gati, gati të frikshme. Është emër që përflitet. Unë kam dëgjuar vjet nga banorë që po bëheshin gati të futeshin në ‘Big Brother’ që kur kishin dëgjuar emrin e Albit që ishte aluduar, kishte pak frikë”- u shpreh Ronaldo.

Sipas moderatorit konkurentët që do kenë sukses në këtë spektakël janë ata që kanë dalë nga tregu dhe janë harruar, pasi sipas tij publiku ka interes që të dijë më shumë informacione për jetën e tyre.

Ndër të tjera Ronaldo i uroi konkurentët që të dashurohen dhe të nisin ndonjë fëmijë në “BBV”.

“Unë mendoj që në ‘Big Brother’ ecin shumë personazhet që ose kanë dalë nga tregu dhe janë harruar, ose ata që janë të sapodalë, filize të reja. Publiku ka më shumë interes të dijë për jetën e këtyre njerëzve sesa të një personazhi që ka vite dhe ne i dimë pothuajse çdo gjë. Këtyre personazheve që i dimë çdo gjë, unë i uroj të dashurohen dhe të fejohen aty brenda, por pse jo të nisin dhe ngjizjen e një fëmije”, u shpreh ish-banori i “BBVIP”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-konkurrenti akuza ndaj produksionit

“Fituesi i BB është parashikuar dhe ja kush është”

“I kam të freskëta imazhet e vdekjes së babait”

E shpallën të vdekur, Ronaldo Sharka shpërthen i revoltuar