Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj u shpreh se shtrëngimi i masës së sigurisë në arrest shtëpie ishte i pritshëm duke qenë se ish-kryeministri kishte refuzuar të zbatonte masën e parë.
Lapaj tha se nëse do të kishte qenë avokati i Berishës do ta kishte këshilluar të paraqitjes në gjykatës sipas kërkesës, pasi siç theksoi çështja e gjykatës nuk zgjidhet në rrugë por në gjykatë.
“Nuk më gëzoi (arresti i shtëpisë për Berishën) sepse nuk më gëzon dëmi i askujt, burgu i askujt, por nga ana tjetër profesionale e prisja derisa shmangu masën detyrim paraqitjeje pasi ligji thotë se masa e sigurisë ashpërsohet nëse zbatohet. Nëse do kisha qenë avokati i tij… paligjshmëria në proces korrigjohet përmes procesi të ligjshëm, korrigjohet në gjykatë, përmes ankimit, padisë, kundërpadisë, përmes kërkesave dhe procesit.
Nuk zgjidhet çështja e gjykatës në rrugë, por në gjykatë, ndaj ka gjyqësori disa shkallë, që edhe po gaboi një shkallë e korrigjon një tjetër”, tha Lapaj në një intervistë për Euronews.