Uji i trëndafilit ka shumë përfitime, jo vetëm për lëkurën. Ai është një produkt i pasur dhe i mrekullueshëm që ka fuqinë të ndryshojë jetën tuaj të përditshme.
Dhe ajo çka është e rëndësishme është që është një aleat natyror që do t’ju lejojë të hiqni qafe produktet me përbërës kimikë. Këto janë disa nga përfitimet e tij:
1- Pastron thellësisht lëkurën
Uji i trëndafilit është një antibakterial natyral i cili ka dhuratën e pastrimit të lëkurës në thellësi. Më mirë akoma, ai ka përfitime hidratuese duke zbutur dhe rigjallëruar lëkurën. Uji i trëndafilit madje do të jetë një aleat për lëkurën e vajisur pasi ndihmon në shtrëngimin e poreve. Prandaj ju rekomandojmë pastrimin e fytyrës me ujë trëndafili në mëngjes dhe mbrëmje, çdo ditë, për lëkurë të bukur.
2- Ndihmon në shërimin
Falë vetive të tija antibakteriale dhe shëruese, uji i trëndafilit rekomandohet shumë për trajtimin e akneve. Ai gjithashtu dëshmon të jetë efektiv edhe kundër plagëve të këqija dhe irritimet e lëkurës. Një produkt mrekulli i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe është shumë i mirë edhe për lëkurën e ndjeshme, duke e bërë atë një produktë të rëndësishëm edhe gjatë një banje.
3- Ajo trajton lëkurës së kokës
Nëse uji i trëndafilit është shumë i mirë për lëkurën, është gjithashtu një aleat i flokëve dhe veçanërisht i lëkurës së irrituar. Kështu, përdorni si maskë pak hidrosol të trëndafilit, duke e spërkatur në lëkurën e kokës. Masazhojeni dhe lëreni për disa minuta. Ky gjest bukurie do të ketë një veprim të dyfishtë: atë të pastrimit të kokës dhe promovimit të qarkullimit të gjakut i cili do të ketë efektin e ndihmës për rritjen e flokëve.
4- Qetëson dhimbjet e kokës
Edhe pse uji i trëndafilit nuk mund të ndihmojë asgjë kundër migrenave të rënda, ai mund të qetësojë dhimbjet e kokës. Në këtë rast, si kur përdorni vajra esencialë , mjafton të aplikoni një jastëk pambuku të njomur pak hidrosol dhe ta vendosni atë në ballë. Kështu do mund të përfitoni nga fuqia e tij relaksuese.
5- Shpëton sytë e fryrë
Keni festuar deri vonë dhe jeni zgjuar me sy të fryrë? Mos u frikësoni, uji i trëndafilit është aty për t’ju shpëtuar. Kjo kërkon vetëm pak përgatitje paraprakisht, domethënë mbajtja e freskët e pambukut. Në mëngjes, njomni pambukët e ftohtë me disa pika hidrosol dhe vendosini lehtësisht në sytë tuaj. Kështu iu themi mirupafshim fryrjes së syve e rrathëve të errëta dhe përshëndetje pamje e ndriçuar!
6- Është efektive për lëkurën pas diegies nga dielli
Hydrosoli (uji) i trëndafilit gjithashtu ka fuqinë për të luftuar efektet e dëmshme të diellit në lëkurë, kjo është arsyeja pse rekomandohet shumë përdorimi i tij në trup pas një dite të ekspozimit ndaj diellit. Thjesht spërkatni zonat e trupit tuaj që janë ekspozuar, ndjenja e qetësimit do të jetë pothuajse e menjëhershme.
Ky produkt mund të gjendet kudo në farmaci.