MENU
klinika

"Back To Black"

Pse filmi biografik i Amy Winehouse po zemëron fansat?

13.01.2024 - 12:31

Është publikuar traileri i parë zyrtar i filmit biografik i Amy Winehouse, “Back To Black” nga “StudioCanal” dhe “Monumental Pictures”, i cili ka shkaktuar shumë zemërim në rrjet.

Reagimet nga fansat e Winehouse nuk ishin aspak pozitive, kritikët kritikuan mungesën e autonomisë së Winehouse mbi përfaqësimin e saj në film, akuzuan producentët e filmit për përfitime nga vitet e trazuara të këngëtares dhe pretenduan se biografia e saj erdhi shumë shpejt.

Filmi me regjisor Sam Taylor-Johnson, paraqet vitet e jetës së Amy Winehouse në Londër, si dhe rrugën e saj drejt famës, e luajtur nga aktorja Marisa Abella.
Përveç Abella-s, në “Back To Black” luan gjithashtu Jack O’Connell si ish-burri i Amy-t, Blake Fielder-Civil, Eddie Marsan si babai i saj Mitch, Juliet Cowan si nëna e saj Janice dhe Leslie Manville si gjyshja e saj Cynthia.

Sipas BBC, filmi ka miratimin e familjes së Amy, përmban shumë nga këngët e saj hit, të regjistruara dhe realizuara nga Abella.

“Zbulimi i një talenti si Marisa Abella është i ngjashëm me gjetjen e pluhurit të arit. Në momentin që ajo pa objektivin në audicionin e saj të parë, e dija se ishte aktorja perfekte për rolin e Amy ëinehouse. Ajo bëri përpjekje të jashtëzakonshme dhe punoi shumë, duke kushtuar vëmendje ndaj çdo detaji dhe duke u praktikuar çdo ditë, me orë të tëra, për të qenë në gjendje të këndojë gjatë gjithë filmit. Ajo nuk e luan Amy-n, Amy jeton brenda saj“, tha regjisori i filmit, Taylor-Johnson.

Taylor-Johnson ka drejtuar më parë filmin biografik të John Lennon, si dhe filmin e parë “Fifty Shades of Grey”. Ndërsa Matt Greenhalgh shkroi skenarin për filmin “Back To Black”.

“Ne jemi të emocionuar që “StudioCanal”, “Focus Features” dhe “Monumental” po bëjnë këtë film, duke festuar trashëgiminë e jashtëzakonshme muzikore të vajzës sonë Amy dhe duke shfaqur talentin e saj në mënyrën që ajo e meriton“, thanë prindërit e Amy ëyvehouse në fund të vitit të kaluar.
Back To Black do të shfaqet në kinematë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë më 12 prill 2024.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E veshi në performancën e saj të fundit

Fustani i Amy Winehouse del në ankand me shifrën marramendëse