MENU
klinika

U martua me 14-vjeçaren

Gjykata e Fierit lë në burg 34-vjeçarin

13.01.2024 - 13:11

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e shkalles së Parë të rrethit Gjyqësor Fier, për 34-vjeçarin, Aranit Arapi, i akuzuar për veprën penale ‘kryerje e marrëdhënieve seksuale me te mitur.

Ai ka dalë sot para trupit gjykues të kryesuar nga prokurore Oliana Gjergjefi, ku u njoh dhe me masën. Ndërkohë që duke qenë se viktima është e mitur, çështja është gjykuar nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu.

Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq në Divjakë pas denoncimeve të shumta në polici të familjes se vajzës minorene me të cilën kishte gati 1 vit martesë.

Babai i vajzës 14 vjeçare që bashkëjetoi me një 35-vjeçar për 1 vit ka deklaruar se vajzën ia rrëmbyen në moshën 13-vjeçare pa pëlqimin e tij. Babai rrëfen se ishte i detyruar të pranojë këtë situatë të rëndë për të, pasi vajza i thoshte se e dashuronte djalin dhe nëse ai ndërhynte për t’i ndarë do të bënte vetëvrasje.

Vajza u largua pa njoftuar askënd, në mars të vitit 2023, gjatë pushimit të madh teksa mësonte në shkollë në klasën e shtatë.

Pas denoncimit të familjarëve, që siç tregon babai u nxit nga fakti që vajza i largohej gjithnjë e më shumë dhe nuk kishte siguri për jetën e saj, policia arrestoi 35-vjeçarin i cili sot ndodhet pas hekurave, ndërsa vajza 14 -vjeçare është nën kujdesin e ekspertëve në një qendër sociale në Tiranë, aktualisht pa arsim.

35-vjecari do të përballet në gjykatë me akuzën e “marrëdhënie seksuale me të mitur”, që rrezikon nga 7 deri në 15 vite burgim.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier