MENU
klinika

111-vjetori i Policisë së Shtetit

Balla: Rritje pagash dhe kredi të buta për efektivët, do të përdorim dhe Inteligjencën Artificiale!

13.01.2024 - 13:11

Teksa sot shënon 111-vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla garantoi rritje pagash për efektivët.

Ai tha se po ashtu përveç pagave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë dhe kredi të buta.

“Keni vëmendjen e qeverisë. Sapo kaluam kreditë e buta për disa punonjës të policisë, dhe do të vijojmë me 300 të tjerë. Po ashtu do të vijojmë të mbështesim. Do t’i sigurojmë shtëpi për familjen e tyre. Po detajojmë dhe vlerësimin se sa do të jetë rritja e pagave për punonjësit e policisë së Shtetit dhe për punonjës të tjerë, të sektorit të Shëndetit Publik apo për FA-të, dhe administratën publike. Kërkesa ime është që në këtë rritje historike pagash për sektorin publik që do të realizojmë për sektorin publik në 1 korrik, forcat e policisë të jenë më të vlerësuar. Do të kemi shumë shpejt dhe në Policinë e Shtetit modele të përdorimit të inteligjencës artificiale. Një prej indikatorëve më kuptimplotë të rritjes së besimit te qytetarëve te policia, janë thirrjet në numrin 112.”, tha Balla.