MENU
klinika

‘Pakti për Universitetin’

Basha: Rama po tenton të mashtrojë studentët

26.12.2018 - 13:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së qeverisë dhe deklaratave të Ramës përsa i përket Paktit për Universitetin, ka reaguar në një konferencë për mediat.

Basha tha gjatë konferencës se kryeministri Edi Rama po mashtron studentët me të ashtuquajturin ‘Pakt për Universitetin’, ndërsa nuk ka asnjë plan dhe vullnet për të realizuar kërkesat e studentëve.

“Pas panikut total që e ka mbërthyer, Rama po mashtron studentët me të ashtuquajturin pakt për Universitetin. Ai nuk ka asnjë plan dhe asnjë vullnet për të realizuar kërkesat e studentëve”- tha Basha.
Paketa është një mashtrim i plotë shenjë e çoroditjes totale e kryeministrit.

Rrugët e daljes nga kjo gjendje që PD i shtroi edhe në parlament janë dy:

E para, anulimi i ligjit për arsmin e lartë që është zanafilla e të keqes. Ligji i arsimit të lartë është gurthemeli mbi të cilën qëndron kjo godinë korruptive, nuk jepen fonde e shqiptarët vidhen dyfish. Drama e arsimit është kjo:

Paguhet më shumë se në Europë dhe kanë cilësinë më të dobët. Hapi i parë, anulimi i ligjit dhe hartimi i një ligji për arsimin e lartë ne konsultime me pedagogë, ku të mëshirohen standardet e Europës.

Demokratizim dhe jo centralizim, më shumë autonomi, rol më i madh për pedagogët e studentët. Një rikonceptim i mënyrës si do të rritet cilësia e mësimdhënies në universitete.

Rritja financiare nuk con në përmirësim të cilësisë. Mbështetje për infrastrukturën akademike që sot është në ditën e saj më të zezë, rankimi i universtiteteve. Janë kolona për një ligj të arsmit të lartë.

Së dyti: Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë. Rama nuk tha një të vërtetë që totali i buxhetit për arsimit është afërsisht 2 mln $ çfarë do të zgjidhë me kaq?

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika