MENU
klinika

I përdhunoi vajzën

Fatmir Tarellari del sot para gjykatës në Greqi: S’doja ta vrisja kunatin

15.01.2024 - 10:35

50-vjeçari shqiptar, Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij pas dyshimeve se ky i fundit i përdhunonte vajzën, do të dalë sot para gjykatës ku do të kërkojë edhe falje.

Sipas avokatit të tij Alexis Kouya, klienti i tij nuk kishte dashur ta vriste viktimën, por i kërkoi të rrëfente ngjarjen. “Nuk kisha ndërmend të qëlloja askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova instinktivisht, pa menduar asgjë”, mësohet të këtë thënë 50-vjeçari.

Në një prononcim për MEGA-n, bashkë-avokati i të akuzuarit, Michalis Vassilikos, i cili së bashku me Alexis Kougia kanë marrë përsipër mbrojtjen e 50-vjeçarit, ku deklaruan se autori i dyshuar nuk e pranon akuzën se ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Volos. Tarellari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet që viktima i bënte. 50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi