MENU
klinika

Ekzekutim i mafiozit në Athinë

Si u vra për 28 sekonda brenda makinës së blinduar 44-vjeçari

15.01.2024 - 12:55

28 sekonda i janë dashur tre autorëve në Athinë për të ekzekutuar Vangjelis Zabunis, një personazh të njohur të botës së krimit në Greqi.

Tre autorë, të hipur në një Lexus luksoz, iu afruan makinës BMW të 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë nje karburanti dhe hapën zjarr, shkruan Protothema.

Vangjelis Zabunis i kishte shpëtuar disa herë atentateve në të shkuarën dhe udhëtonte me automjet të blinduar. Por këtë të dielë vrasësit e 44-vjeçarit ishin siguruar që planin e tyre të mos e pengonte asgjë deri në finalizim pasi dyshohet se përdorën plumba blindshpues për ekzekutimin.

Siç shihet në video, njëri prej vrasësve, pasi ka zbrazur karikatorin e parë nga kallashnikovi, ka ndërruar karikatorin dhe pasi ka mbetur bosh, ka hapur derën e shoferit dhe ka qëlluar edhe një herë 44-vjeçarin nga afër për tu siguruar se arriti të ekzekutonte përfundimisht objektivin dhe dogjën automjetin e tyre pas ngjarjes.

Mësohet se hetuesit kanë gjetur mbi 90 plumba kallashnikovi në skenën e krimit. Oficerët e sigurisë nuk përjashtojnë që të ketë pasur edhe më shumë të shtëna, me qëllim që autorët të siguroheshin që objektivi i tyre të mos shpëtonte. Ata besojne se për këtë ngjarje janë paguar shuma të mëdha parash.

Ndërkohë që në automjetin e viktimës policia gjeti një kallashnikov në bagazh dhe një pistoletë Glock, por që vrasësit nuk i lanë kohë t’i përdor kundër tyre.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi