Eksperti i sigurisë Fatjon Softa deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se fajdet po futen në sektorin e ndërtimit dhe se ky fenomen është shqetësues në të gjithë Shqipërinë.
Duke vijuar, Softa tha se është mirë që Tirana po ndërtohet, por ana negative e gjithë k¡saj situate është se nëpërmjet këtij sistemi po pastrohen paratë e krimit.
Si Toyota Yaris sa Toyota të tjera kanë hyrë dhe kanë dalë në këtë territor. Kemi parë në pikën kufitare të kalimit në Durrës, para të fshehura poshtë sediljeve, para të futura tek makina, bëjnë vende të posaçme për t’i futur tek trajlerat, tregojnë një sasi të madhe parash që po futen në territor.
Këto para ku shkojnë, si kthehen në produkt? Hidhen në sektorin e ndërtimit. Tirana po ngrihet vertikalisht. Kemi resorte, investime, nga njëra anë është pozitive, se vendi po zhvillohet. Nga ana tjetër po pastrohen paratë e krimit.
Nga kush vijnë këto para?
Një tjetër shqetësim që duhet të trajtojmë janë fajdet. Fajdet po bëjnë namin dhe këto para janë jashtë sistemit bankar, në këtë bazë ata janë duke punuar me fajde. Ky është sektori i rrezikshëm që po futet në sektorin e ndërtimit. Në pamundësi për t’i marrë në bankë dhe nëpërmjet bankës po punojnë me fajde. Është fenomen shqetësues në të gjithë Shqipërinë.
I kemi strukturat që mund ta bëjnë këtë hetim. Por nëse nuk e bëjnë këtë hetim do të thotë që ka bashkëpunim dhe ka gjetur mirëkuptim nga strukturat.