MENU
klinika

Fotot

Krizë në çift? Pse fansat po dyshojnë tek Hailey dhe Justin?

16.01.2024 - 07:51

U desh vetëm publikimi i disa fotove të realizuara të dielën që fansat të dyshojnë rreth një krisjeje mes çiftit Bieber.

Të dielën, Hailey dhe Justin Bieber janë fotografuar në Los Angeles teksa dilnin së bashku për mëngjes. Të veshur thjesht dhe disi diskret, sjellja e tyre u vu shumë në dukje pasi po ecnin krah njëri-tjetrit, por me goxha distancë dhe nuk kishte asnjë shprehje afeksioni mes tyre, madje asnjëri prej tyre nuk po fliste.

Fansat po dyshojnë se çifti Bieber është në

Kaq u desh që fansat të nisin me komente dhe të shprehen të shqetësuar mbi krizën në martesën e dyshes së famshme. Në fakt Hailey i hodhi benzinë zjarrit edhe në natën e fundvitit kur nënkuptoi se festat i kaloi larg bashëshortit, në pushime tropikale me Kendall Jenner.

Fansat po dyshojnë se çifti Bieber është në

Përveç komenteve dhe pyetjeve të fansave që as nuk kanë marrë përgjigje, burime pranë çiftit kanë zbuluar për “Radar” se Justin sillet si fëmijë ndërsa Hailey po mundohet ta edukojë dhe ta bëjë të ndryshojë.

Fansat po dyshojnë se çifti Bieber është në

Hailey dhe Justin kanë pasur shumë ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre, por në 2018-ën u martuan para ligjit dhe një vit më vonë para familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Fansat po dyshojnë se çifti Bieber është në

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN