MENU
klinika

"I bëj thirrje të heqë dorë nga sjellja e tij si palë"

Nuk lejuan që Begaj të mbante fjalën në Kuvend, Bardhi: Ishte provokim i presidentit ndaj opozitës

15.01.2024 - 18:59

Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat u shpreh nuk ishin në dijeni që presidenti Bajram Begaj do të mbante fjalim, ndërsa e akuzon kreun e shtetit se është bërë palë me qeverinë.

Ai tha se akti i sotëm i Begajt ishte provikim për opozitën.

“Sesioni nis në të njëjtën gjendje për shkak të mohimit të të drejtave të opozitës dhe së dyti për të mis bërë funksional komisionin e reformës zgjedhore.

Ndërsa bërtasin për lista të hapura, listat nuk hapen por Ramës i jepet pushteti në tavolinë. Nuk ka as sistem proporcional. Është një skenar i parë në 2020.

Ne jemi njohur përmes medias që presidenti do të jepte mesazh. Shpreh keqardhje që Begaj nuk e ka lexuar shqetësimin tonë, dhe prezenca për herë të parë, dhe pse e kishim njoftuar për aksionin, zgjedh tani për t’u drejtuar me mesazh.

Ishte provokim i ulët i presidentit ndaj opozitës. I bëj thirrje presidentit të heqë dorë nga sjellja e tij si palë dhe të respektojë kolltukun e kreut të shtetit ku është ulur.

Nëse me aktet do të dalë si vartës i Edi Ramës, nga opozita do të trajtohet i tillë.

E përshëndes prezencën e ambasadorëve, dhe dua të garantoj se kanë nxitur palët për dialog”, tha Bardhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN