Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në Real Story, tha se prezenca e Presidentit Bajram Begaj në Kuvend ishte një gabim, pasi “Foltoristët” kishin gjithë ditën që thonin se do të pamundësonin zhvillimin normal të seancës plenare.
“Presidenti bëri një gabim, në cens? Mua më duket, se kur ti ndryshon protokollin e përvitshëm, sepse ai mesazhet i ka dhënë në distancë dhe jo me prezencë fizike. Nëse kishte njëherë ku prezenca fizike ishte e rriskuar dhe nuk duhej ishte sot, sepse kjo pjesë e opozitës kishte gjithë ditën që thoshte “ne do ta prishim seancën”.
Ai është gënjyer dhe ka kujtuar se prezenca e ndërkombëtarëve nëpër lozha do ishte një element stabiliteti, por harruan diçka, sepse Foltoristët do të ishin më agresivë sot se sa herë të tjera, sepse ishte hera e parë që ishin pa Berishën dhe ata kishin rastin për të bërë një show besnikërie ndaj doktorit, i cili priste në dritare për të mbajtur fjalimin e përnatshëm.”, tha ai.
Ai më tej shtoi se kjo pjesë e opozitës po delegjitimon çdo gjë, përfshirë dhe kreun e Shtetit, ndaj të cilit hodhën akuza për njëanshmëri.
“Të delegjitimosh edhe kreun e shtetit, kjo pjesë opozitës shkëput çdo lloj lidhjeje, me atë që quhet ngrehinë institucionesh në këtë vend. Shpall gjendjen e luftës me cilindo, me ndërkombëtarët e dimë se e kanë të shpallur tashmë.”, tha ai.