Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka nisur turin 3-ditor rajonal me vizitën në Kosovë. Hasani ka mbërritur në Kosovë që mbrëmjen e kaluar, ndërsa u ndal për një vizitë edhe në Kullën e heronjve Gërvalla.
Dita e sotme pritet të jetë e ngjeshur me takime për ministrin Hasani. Fillimisht ai do të ketë një takim me homologen e tij, Donika Gërvalla që do të pasohet edhe me një konferencë për shtyp.
Më pas, Hasani do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjucfa e zv.Kryeministri Besnik Bislimi. Po ashtu, ministri ka planifikuar takime edhe me krerët e partive politike, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Memli Krasniqi.
Pas vizitës në Kosovë, Hasani do të shkojë në Shkup dhe më pas të enjten në Mal të Zi.
Turi synon të thellojë dhe konkretizojë më tej bashkëpunimin mes vendeve, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vizitat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe e ardhmja e rajonit në Bashkimin Evropian.
AXHENDA
09:00 Takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministres e Punët të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla
10:00-Konferencë për shtyp e ministrave Hasani dhe Gërvalla
10:25 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu
11:15- Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Sh.T. Glauk Konjufca
14:15- Takim me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi
15:00 – Takim me Kryetarin PDK, z.Memli Krasniqi
16:00- Takim me Kryetarin e LDK, z.Lumnir Abdixhiku
16:45- Vizitë në KFOR, takim me komandantin e KFOR
17:30- Takim me Kryetarin e AAK, z.Ramush Haradinaj
18:20- Takim me Kryetarin e lëvizjes Nisma, z.Fatmir Limaj