MENU
klinika

Situata në Lindjen e Mesme “përçan” BE-në

Pse Evropa heziton të sulmojë grupin Houthi?

16.01.2024 - 14:19

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz nuk duket se janë në gjendje të kenë të njëjtën lidhje të ngushtë si “paraardhësit” e tyre. Dy liderët evropianë nuk arrijnë të bien dakord për një sërë çështjesh kyçe aktualisht, nga importet e makinave elektrike kineze te mbështetja që i ofrohet Ukrainës, sipas një diplomati të Bashkimit Evropian. Ata i thanë “The Telegraph”: “Marrëdhënia nuk po funksionon në të vërtetë për momentin. Gjermanët mendojnë se francezët nuk po bëjnë mjaftueshëm për Ukrainën, pavarësisht se flasin për një lojë të madhe dhe kanë të drejtë.” Macron dhe Scholz po ashtu me sa duket po dështojnë të bien dakord lidhur me krizën e fundit të politikës së jashtme të shkaktuar nga Houthis jemenit në Detin e Kuq. Disa javë pasi anëtarët e grupit të mbështetur nga Irani filluan terrorizimin e anijeve të mallrave në Detin e Kuq, duke kërcënuar sigurinë e ekuipazheve dhe tregtinë ndërkombëtare, Britania e Madhe dhe SHBA kryen sulme ajrore të përbashkëta në disa objektiva Houthi në Jemen. Ky veprim e la BE, të ndarë në mënyrë dramatike. Menjëherë pas kësaj, Gjermania mbështeti politikisht sulmet ajrore, ndërsa Franca ishte në fraksionin që kundërshtonte nënshkrimin e një deklarate të përbashkët në mbështetje të tyre. Qeveria e Macron besohet se po përpiqet të ruajë marrëdhëniet e saj me Iranin dhe të prezantohet si një ndërmjetës i mundshëm në rajon. Megjithatë, Franca dënoi veprimet e grupit rebel të mbështetur nga Irani dhe ka anije që mbrojnë anijet franceze në zonën ku janë aktivë Houthis.Pas sulmeve të javës së kaluar, grupi u zotua për hakmarrje të ashpër, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë.