MENU
klinika

E shpjegon me fjalë të thjeshta fermeri i njohur

Çfarë po ndodh me qumështin që konsumojmë

16.01.2024 - 18:27

Arben Abazaj është fermer dhe aktivist i njohur për ngritjen dhe mbrojtjen e problemeve sociale në Vlorë.

Në një postim në rrjete sociale ai shpjegon çfarë po ndodh me qumështin që konsumojmë përditë në familjet tona.

“Diku te 1200 lek per liter duan ta mbledhin qumeshtin kete vit baxhot ne Vlore. Vjet e mblodhen me 1800 lek per liter. Dmth nese une prodhoj diku te 50 liter ne dite humbas 30 euro me kete çmim diku te 1500 euro ne muaj” – shkruan Abazaj dhe shton:

“Do thoni ju çmimin e vendos tregu, kerkesë-oferta, dakort po kush di sa qumesht futet ne Shqiperi nga jashte sidomos nga Serbia? Po qumesht pluhur? Se pak e çuditshme eshte, bagetitë ne kete vend pakesohen, pra ulet oferta, cuditerisht ulet dhe çmimi edhe pse kerkesa rritet me 10 milion turistat (!).

Per mua faktori kryesor eshte importi qe na konkuron dhe kjo konkurencë ka brenda saj shtetin qe nga njera ane vjedh grandet e fermereve (aq shume vjedh sa habiti dhe Evropen) nga ana tjeter na ve perballe fermerin serb qe nuk e vjedh shteti i tij, por e ndihmon!”

Fermeri thotë se nuk i mbetet rrugë tjetër veçse qumështin e mirë ta mbajë vetëm për nevoja të fermës dhe ato familjare:

“10 milion turist kemi vertet, por konsumojne produktet e tyre ne kete vendin turistik ku vendasit jane thjesht krahu i punes, sherbyesit. Per te tjerat mendon cdo dite qeveria qe nga kjo industri mos te kete impakt mirqenie per shqiptaret! Nejse, une do e le ta pine sheleget dhe nderkohe do marr masat ta perpunoj per vete ate qe mbetet” – shkruan ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkojnë ulje të taksave

Bizneset kundër paketës fiskale 2023

Rritja e çmimeve dhe emigracioni

Anaiza: Si po tkurret konsumi në vend