MENU
klinika

Pritet nga homologu Bujar Osmani

Hasani vijon turin rajonal, sot në Shkup!

17.01.2024 - 09:55

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vijon turin rajonal. Pas vizitës në Kosovës, ditën e sotme ministri Hasani ndodhet në Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet nga homologu Bujar Osmani.

Pas takimit, dy ministrat e Jashtëm do të japin një konferencë për mediat.

Në axhendë janë parashikuar takime edhe me zv.kryeministrin Bojan Mariçiç , si edhe zv.kryeministrin Artan Grubi e kryetarin e Kuvendit, shqiptarin Talat Xhaferri.

Edhe në Maqedoninë e Veriut, Hasani do takohet edhe krerët e partive politike shqiptare.

AXHENDA

08:50 / Takim me Ministrin për Punët e Jashtme, z. Bujar Osmani

09:40 / Konferencë për mediat e ministrave Hasani dhe Osmani

10:10 / Takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç

14:30 / Takim me Zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI, z. Ali Ahmeti

15:10 / Takim me Kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi

16:00 / Takim me Kryetarin e PDSH, z. Menduh Thaçi

16:45 / Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha

17:25 / Takim me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!