MENU
klinika

Tensionet në Komisionin e Medias dhe Kuvend

PS kërkon të merren masa ndëshkimore për Gazmend Bardhin dhe Flamur Nokën

17.01.2024 - 19:10

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Gazmend Bardhit dhe Flamur Nokës, pas tensioneve të shkaktuara sot (17 janar) në Komisionin e Medias dhe gjatë seancës së parë të sesionit të ri parlamentar më 15 janar.

Deputetët e “Rithemelimit” debatuan ashpër me kryetaren e komisionit të Medias, Flutura Açka, të cilës i “shkulën” mikrofonin për t’i ndërprerë fjalën dhe me deputetet e grupimit të Bashës.

Ndërkohë sesioni i ri parlamentar më 15 janar nisi aty ku mbaroi i vjetri, me kaos dhe tension të krijuar nga deputetët që mbështesin Gazmend Bardhin dhe Sali Berishën.

Për shkak të kaosit, presidenti i Republikës, Bajram Begaj u detyrua të anulonte fjalim në Kuvend, dhe ta mbante atë në Presidencë.

Në seancën e parë të sesionit të ri ku ishin të pranishëm edhe ambasadorët e huaj në vend, u miratuan ndryshimet në qeveri dhe u betua deputeti Plarent Ndreca, i cili mori mandatin e Arben Ahmetaj që ndodhet në arrati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë