MENU
klinika

Kryeson Rumania!

Sa janë pagat e mjekëve në vendet e Ballkanit?

17.01.2024 - 19:15

Rumania renditet më së miri në vendet e Ballkanit për pagat në sektorin e shëndetësisë, raportojnë mediet në rajon.

Sipas të dhënave, paga e një mjeku specialist është 4,000 euro derisa ajo e një subspecialisti deri në 7,000 euro.

Por si qëndrojnë pagat e mjekëve në vendet e tjera të rajonit?
Në Mal të Zi paga e një mjeku specialist fillon nga 2,500 euro derisa ajo e një mjeku subspecialist është rreth 3,000 euro.

Bazuar në të dhënat e raportuara gjerësisht, në Kroaci një mjek specialist paguhet 2,797 euro derisa një subspecialist paguhet 2,965 euro; në Bosnjë dhe Hercegovinë paga e një mjeku specialist është 2,000 euro.

Duke vijuar tutje me Slloveninë, paga e një mjeku specialist fillon nga 2,000 euro deri në 3,000 euro, derisa ajo e një subspecialisti fillon prej rreth 4,000 euro.

Në Maqedoninë e Veriut paga e një mjeku specialist shkon deri në 1,500 euro, në Shqipëri dhe Bullgari deri në 2,000 euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Parashikimet e Bankës Botërore

Ekonomia e rajonit do të rritet me 3.5%

Prof. Dr. Adrian Civici/ Cilat janë disa nga shkaqet kryesore?

“Goditjen më të rëndë e pësuan bizneset e vogla”

Këto shtete janë ende të "brishta"

Ekonomia po ecën mirë! A do të zgjasë dhe shumë!?