Dëshmitë e dhëna në policinë e shtetit të 4 mjekëve të cilët mjekuan në banesë Nuredin Dumanin, nuk i ka shpëtuar nga ngritja e akuzës nga ana e prokurorisë.
“Ora News” ka siguruar dëshmitë e bluzave të bardha, të cilat tashmë do të përballen me akuzën.
Nga dëshmia e Bledar Bardellit është evidentuar fakti se ai ka qenë kontakti i parë më Henrik Hoxhaj ku më pas mjeku ka telefonuar edhe kolegët e tij me qëllim për t’i dhënë ndihmë një të dëmtuari.
Pasi të gjithë janë bërë bashkë janë nisur drejt banesës së Nuredin Dumanit për të cilën këtë rrugëtim e shoqëronte Henrik Hoxhaj.
Në dëshmitë thuhet se mjekët bashkë më Henrikun janë ngjitur në katin e 5-të të një pallati ku janë futur brenda një banesën dhe kanë parë një person me kaçurrela të ulur në krevat i cili ishte i plagosur.
Sapo janë futur brenda kanë parë gjendjen e tij të rëndë, e ndërsa Hoxhaj iu ka thënë se personi në fjalë duhet shëruar “me se s’bën”.
Ndërkohë një tjetër mjek në dëshminë e tij tregon se: “Gjatë kohës që ishim në ashensor Henrik Hoxhaj na tha se çfarë do të shikosh këtu brenda nuk duhet të tregosh asgjë, duke ngritur bluzën ku mbante në dorë një kallash e dylbi. Teksa jemi futur brenda, njëri prej tyre po hezitonte t’i jepte mjekim. Në këtë moment Henriku u shpreh se nuk të kemi marrë për të fortë këtu i kemi hequr ca vete…”
Mjekët thonë se personi ishte i shtrirë në krevat me kaçurrela dhe me plagë afër kurrizit.
“Afër vetes kishte disa bizhu, një çantë dhe disa armë zjarri”, thotë mjeku.
Një nga mjekët gjatë vizitës është shprehur se gjendja e tij është e rendë dhe “duhet të niset në Tiranë për kurim”.
Me qëllim për t’iu shmangur kësaj situate ata i kanë thënë se duhet të shkojnë në spital për të marrë disa mjete.
Në këtë moment Henriku është shprehur se: “…do t’iu shoqëroj edhe unë”.
Sapo kanë mbaruar punë në spital ata janë nisur pranë banesës së Dumanit. Teksa Henriku ishte përpara në rrugë i kanë dalë forcat RENEA duke kryer arrestimin e tij, e ndërsa mjekët janë larguar të qetë.
Të nesërmen njëri prej tyre ka treguar rastin në polici./oranews