Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s Rob Bauer i kërkoi dje sektorëve publikë dhe privatë në Perëndim që të përgatiten për një epokë në të cilën çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, përfshirë luftën.
“Ne kemi nevojë për një transformim të NATO-s gjatë kohës së luftës”, tha admirali holandez në hapjen e takimit dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. Ai theksoi se qeveritë dhe kompanitë nga ajo aleancë jetonin në një epokë ku gjithçka ishte e bollshme, gjithçka ishte e parashikueshme dhe mund të kontrollohej.
Anëtarët e NATO-s duhet të përshtaten nga pushtimi rus në 2022 në “një epokë në të cilën çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, një epokë në të cilën ne duhet të presim të papriturën, në të cilën duhet të fokusohemi te efikasiteti në mënyrë që të jemi vërtet efektivë,” tha ai.
Admirali foli në një kohë kur ndihma ushtarake për Ukrainën nga SHBA dhe Bashkimi Evropian ose është bllokuar ose ngadalësuar nga mosmarrëveshjet politike.
Ai premtoi se ndihma e NATO-s për Ukrainën do të vazhdojë. “Ukraina do të ketë mbështetjen tonë çdo ditë tjetër, sepse rezultatet e kësaj lufte do të vendosin për fatin e botës”, shtoi ai. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi të martën Perëndimin që të mos hezitojë të ndihmojë Kievin, pasi kjo mund të zgjasë luftën me vite.
Zelensky tha se kishte besim se ndihma e vonuar ushtarake dhe financiare nga SHBA dhe Bashkimi Evropian do të zhbllokohej në javët e ardhshme. Fushata ushtarake e ukrainasve ka ngecur përballë mbrojtjeve të rrënjosura ruse.
Kjo ka ngjallur frikën se lodhja e donatorëve do të shfaqet në mesin e mbështetësve të tij kryesorë perëndimorë, që më pas do të kërkojnëbisedime paqeje.