Gjatë këtyre ditëve vendi ynë do të vazhdojë të jetë në kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Metereologia Anira Gjoni nga IGJEUM tha se këto dy ditë ne do të vazhdojmë të kemi reshje intensive në Veri dhe në Qarqet e Shqipërisë së Mesme.
“Kjo si rezultat masa të lagështa. Në këto dy ditë ne do të vazhdojmë të kemi reshje intensive në Veri dhe në Qarqet e Shqipërisë së Mesme.
Qarqet si Shkodra, Kukësi, Dibra, Lezha, Tirana dhe Elbasani do të kenë shtrëngata të forta shiu.
Qarqet të cilat do të kenë intensitet më të shtuar si Shkodra, Kukësi, Dibra dhe Lezha mund të kemi dhe vërshime të lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje të dherave.
Gjithashtu në zonat urbane të këtyre qarqeve për shkak të reshjeve me intensitet të lokalizuara, mund të kemi dhe përmbytje të zonave urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve”, u shpreh ndër të tjera Anira Gjoni.