MENU
klinika

Shitja e agrumeve

Lushnjë/ Fermerët ankohen për koston në treg

26.12.2018 - 16:03

Në rrugën nacionale Lushnje-Berat, fermerët e këtyre anëve kanë dalur me tezga për të shitur agrumet e këtij sezoni.

Sipas fermerëve ky vit ka qenë një vit i frytshëm dhe me prodhim, por nga ana tjetër ata ankohen për mungesën e tregut ku do t’i shesin prodhimet e tyre.

Fermerët shprehen se tani ne prag të festive të fundvitit, detyrohen që të shesin në rrugë nën kosto.
Ata thonë që një kilogram mandarina kushton 20 lek, një kilogram portokall 30 lek, ndërsa një kilogram limon 35 lek.

Fermerët thonë se kanë bërë investime të konsiderueshme për të ndërtuar parcela me agrume, por shprehen se fitimet nuk po i justifikojnë.

Për shkak të kostove një pjesë e fermerëve nuk e çojnë dot prodhimin as në tregun e shumicës në Lushnjë. Zgjidhje sipas fermerëve do të ishte ngritja e industrive përpunuese në vend.

Ankesa për mungesën e tregut këtë vit ka patur edhe nga fermerët e Konispolit që janë prodhuesit më të mëdhenj të agrumeve në vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier