MENU
klinika

Fondi për projektin e ri

Një pamje e re e qytetit, rinovohet hyrja e Beratit

26.12.2018 - 16:06

Ndonëse imazhi i qytetit të Beratit transmeton vlera të papërsëritshme arkitekturore të trashëguara ndër shekuj në lagjet Muzeale, bashkia e këtij qyteti ka vendosur të ndërhyjë në restaurimin e tij, duke prekur kështu hyrjen e qytetit. 

Pallatet në hyrje të qytetit Muze i japin një imazh të parë të ngrysur në sytë e turistëve të huaj e vizitorëve vendas.

Fondi i ri që Bashkia ka vendosur të investojë në projektin e një pamjeje të re të vendit shkon derinë 100 milionë lekë.

Lidhur me projektin, më tej kreu i Bashkisë së Beratit thotë:

“Nuk do bëhet vetëm fasada por edhe çatitë e pallateve të vjetra. Me këtë investim të fazës së dytë, që mbaron në mes të 2019-ës, do kemi një kemi një pamje komplet tjerët të rrugës kryesore në lagjes Çelepijas, në hyrje të Beratit.”

Por nevojat për ndërhyrje në qytetin muze janë të mëdha. Kryebashkiaku Sinaj thotë se prej dy vitesh në zyrat e qeverisë fle një projekt për rehabilitimin e një tjetër zonë në Berat.

“Mbetet pjesa tjetër, nga aty ku ndodhet bashkia aktualisht deri në urën e Uznovës, fasadat dhe gjithë sistemi i ujrave të zeza. Ky është një projekt që kemi mbi dy vite që ia kemi kërkuar qeverisë shqiptare dhe kemi aplikuar tek Fondi i Zhvillimit, por edhe tek Fondi i Zhvillimit të Rajoneve por akoma nuk kemi marrë një përgjigje pozitive.”

Qyteti i mbrojtur nga UNESCO tërheq vizitorë në çdo stinë të vitit dhe të zgjedhurit vendore, Theksojnë nevojën për ta paraqitur qytetin me një imazh sa më pozitiv