MENU
klinika

Ja ku ndodhet

E çuditshme, por në këtë shkollë mësohet për luksin…

19.01.2024 - 08:03

Në Zvicër ekziston një shkollë me emrin “Instituti i Edukimit të Lartë Glion” dhe është krijuar në vitin 1962 me premisat për t’u bërë një hotel që do mikpriste studentët dhe do t’i motivonte për të ndjekur rrugën e tyre drejt luksit.

Edhe pse nisi si një “qendër” trajnimi për menaxherët, ky institut sot trajnon dhe ata që duan të kenë një qasje të qartë për botën e luksit, modës dhe së bukurës. Ka kategori të ndryshme studimi dhe ofron diplomim në secilën prej tyre.E dije që ka një shkollë ku mësohet për luksin?

Metoda që ndiqet mbetet e njëjtë si në hapje, por shkolla e ka bërë gjithçka formale duke diplomuar studentët, duke vlerësuar punët e bukura që prezantohen dhe i jep një shtysë nisjes së karrierave për ta, jo vetëm në shërbime luksi, por edhe në sugjerime për shtëpitë e modës më të mëdha në botë, banka dhe gjithçka tjetë lidhet me luksin.

E dije që ka një shkollë ku mësohet për luksin?

Ndër të tjera, në këtë shkollë jepet mundësi që të takosh dhe mësosh nga më të mirët që ka bota në industrinë e luksit, duke nisur nga industria e shërbimit, e duke përfunduar te bankat.

Drejtuesi i shkollës shpjegon se aktualisht nuk ka asnjë konkurencë në këtë nivel me shkolla të tjera dhe studentët kanë mundësi të zgjedhin mes ofertave të punës që ofrohen sapo mbarojnë studimet.

E dije që ka një shkollë ku mësohet për luksin?

Shkolla ndodhet në Montreux dhe ka pamje të mrekullueshme nga liqeni i Gjenevës.