MENU
klinika

"Banjska dëshmia më e mirë"

Gërvalla akuza Lajçakut: Ka dështuar me dialogun

19.01.2024 - 10:58

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha se ndërmjetësi për dialog Miroslav Lajçak është i dështuar.

“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati”, tha ajo për RTK.

Sipas saj, premtimet që i janë bërë Kosovës nuk e kanë pasur vlerën as 24 orë, derisa ka shkuar Lajçaku në Beograd.

“Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, tha Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk e fsheh se drafti i Asociacionit nuk është i mirë.

Ajo tha masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, janë jo vetëm të padrejta, por totalisht të pakuptueshme.

“Jo vetëm për ne, por për një pjesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Ata nuk po dinë t’i heqin, sepse nuk po dinë se për çfarë i kanë vënë”, tha ajo.

Gërvalla, ka folur rreth vlerësimeve nga BE-ja për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskës.

“Ka pasur vlerësime të ndryshme nga ana e institucioneve të BE-së, të cilat kanë quar në një vlerësim të gabuar të asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë. Fakti që BE-ja, edhe pas deklaratave e rezolutave të Parlamentit Evropian, edhe pas deklaratave të ndryshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, BE-ja si institucion pra, ajo pjesë e institucioneve të BE-së, që merret me politikën e jashtme të BE-së, konkretisht zyra e Borellit nuk kanë arritur të japin verdiktin për atë që ka ndodhur në Banjskë”, tha ajo.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!