Mjeku kirurg Dervish Hasi, i cili u arrestua ditën e djeshme për abuzim seksual dhe shfrytëzim prostitucioni të një 16-vjeçareje, ka deklaruar para hetuesve se e mitura kishte shkuar me dëshirë tek ai.
Gazetarja Sara Demushi, ka thënë se të njëjtën dëshmi ka dhënë edhe vetë 16-vjeçarja, e cila ka thënë se shkonte me dëshirë te Hasi.
Nga ana tjetër, familjarët e të miturës kanë deklaruar se kishin insistuar në shkëputjen e lidhjes mes 16-vjeçares dhe Hasit, por e mitura këmbëngulte se nëse kjo ndodhte, ajo do i jepte fund jetës.
Kujtojmë se e mitura prezantohej si gruaja e katërt e Dervish Hasit, i cili kishte edhe 3 gra të tjera.
“Për këtë ngjarje janë marrë disa persona në pyetje. Mjeku kardiokirurg është shprehur vetëm me po ose jo në dëshminë e tij. Ai ka thënë se 16-vjeçarja ka ardhur me dëshirën e saj dhe nuk është detyruar. Po ashtu edhe 16 vjeçarja ka deklaruar se ka shkuar me dëshirën e saj te mjeku kardiokirurg. Po ashtu janë marrë në pyetje edhe tre gratë e tjera të mjekut, të cilët nuk kanë pranuar të flasin.
Po ashtu janë marrë në pyetje edhe familjarët e 16 vjeçares, të cilët janë shprehur se vajza e tyre ka shkuar me dëshirë te 42 vjeçari. Nga ana tjetër, ata kanë tentuar që ta ndalojnë këtë marrëdhënie mes tyre. Por ka qenë e pamundur, pasi e mitura ka parandaluar se nëse familjarët e saj do i jepnin fund marrëdhënies, ajo do i jepte fund jetës. 42 vjeçari ka edhe fëmijë me 3 gratë e tij. Të tre gratë kanë qenë dakord, ndërkohë që 16 vjeçarja ishte prezantuar si gruaja e katërt e tij, por në periudha të caktuara shkonte dhe jetonte 3-4 ditë pranë tij.
Ka qenë pikërisht familja e 16 vjeçares që ka bërë denoncimin, pasi ata kanë insistuar që t’i jepnin fund kësaj marrëdhënieje. Pasi policia bëri sekuestrimin e celularit të Hasit, u pa se në aplikacionin Ëhatsapp kishte disa video të abuzimeve, që grupi hetimor i ka këto video në disponim. Ditën e nesërme pritet për t’u parë nëse do të ketë masë vetëm për shfrytëzim prostitucioni, apo do të ketë edhe akuza të tjera.
Dervish Hasi ka qenë mjek kardiokirurg, që shërbente në spitalet shtetërore të kryeqytetit, ku edhe u pezullua, pas bëries së rastit publik. Më herët ai ka qenë nën hetim nga SPAK pas dyshimeve se furnizonte grupet kriminale me armë dhe tritol, ndërsa në vitin 2019 në automjetin e tij u vendos një sasi tritoli, që besohej se kishte të bënte me tregtinë e armëve”, tha Demushi.