MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikojnë antibiotikët në problemet me dëgjimin?

20.01.2024 - 07:51

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikojnë antibiotikët në problemet me dëgjimin?

Mjeku: Vlen të përmendet edhe përdorimi jo i përshtatshëm i antibiotikëve, sidomos të grupit të makrolideve, si gentamicina etj, sidomos në moshat pediatrike dhe jo vetëm, për një periudhe mbi 5 ditë mjekim. Kjo këshillë vlen edhe për mjekët e përgjithshëm që abuzojnë në dhënien e antibiotikëve, që të kenë shumë kujdes në përshkrimin e recetës, ndonjëherë duke mjekuar një infeksion banal i shkaktojmë pacientit të vogël një dëmtim të parikthyeshëm të dëgjimit.

Kjo për shkak se ulja e dëgjimit te këta pacientë vihet re shumë vonë dhe diagnostikimi i tyre bëhet në fazën që ndihma e vetme është vendosja e protezës akustike apo aparatit të dëgjimit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN