MENU
klinika

Përplasja për Gazën

Biden “zbut” Netanyahun: Krijimi i shtetit të Palestinës është i mundur!

20.01.2024 - 14:40

Pak orë pas telefonatës, vetë Biden pohoi para gazetarëve se beson se “ka disa lloje zgjidhjesh me dy shtete” dhe se kreu i ekzekutivit izraelit mund të jetë i hapur për një prej tyre.
Vetëm pak pas deklaratës së fortë të Beniamin Netanyahut se nuk e pranon krijimin e një shteti palestinez pas përfundimit të luftës me Hamasin, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden e ka telefonuar kryeministrin izraelit.

Ata diskutuan gjatë, u tha në njoftim mbi përpjekjet për të siguruar lirimin e të gjitha pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga Hamasi, si dhe për ndryshimin e strategjisë së Izraelit drejt operacioneve më specifike ushtarake.

Nga sa pohoi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, Washingtoni dhe Tel Avivi vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për mbi shtetin palestinez si objektiv politik për Gazën e pasluftë.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e mohoi që deklarata e Netanyahu të ketë qenë një faktor për kryerjen e telefonatës, e para në gati një muaj.

Pak orë pas telefonatës, vetë Biden pohoi para gazetarëve se beson se “ka disa lloje zgjidhjesh me dy shtete” dhe se kreu i ekzekutivit izraelit mund të jetë i hapur për një prej tyre.

“Ka disa vende që janë anëtare të OKB-së, të cilat… nuk kanë ushtrinë e tyre; disa vende kanë kufizime. Kështu që mendoj se ka mënyra se si mund të funksionojë kjo”, tha Biden, i cili hodhi gjithashtu poshtë idenë se një zgjidhje me dy shtete mes izraelitëve dhe palestinezëve mund të mos arrihet dot me qeverinë aktuale të Izraelit.

Shtetet e Bashkuara sakaq përshëndeten vendimin e Izraelit për të lejuar dërgimin e miellit për popullin palestinez drejtpërdrejt nga porti Ashdod, ndërsa Shtetet e Bashkuara po punojnë nga ana e tyre për linja më të drejtpërdrejta detare për dërgimin e ndihmave në Gazë.