MENU
klinika

Megaoperacioni mbarëkombëtar antidrogë

Sa veta janë arrestuar në Tiranë, Elbasan dhe Korçë

22.01.2024 - 10:53

Në kuadër të megaoperacionit të policisë së shtetit, që është zhvilluar në të gjithë vendin, mësohet se tani në Tiranë janë arrestuar 57 persona, ndërkohë që puna vijon për ndalimin e personave të tjerë ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarreste.

Kujtojmë se dhe 8 janë arrestuar pak më parë në kuadër të këtij procedimi në Tiranë, dhe në total Tirana, deri ka 65 të arrestuar.

Ndërkohë në Elbasan numërohen mbi 20 të arrestuar, ndërsa në Korçë 10.

Kujtojmë se qindra të arrestuar në të gjithë vendin gjatë ditës së djeshme dhe deri në mëngjesin e sotëm për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Aksioni është në vazhdën e megaoperacionit “Tempulli”, ku u arrestuan mbi 250 persona që shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në afërsi të shkollave.

Një hetim i nisur ende pa përfunduar operacioni “Tempulli” në shtator, u finalizua këtë të hënë, datë 22 janar, me urdhër arreste të lëshuara nga gjykatat në vend, për të paktën 300 persona.