Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me megaoperacionin ‘Tempulli 2’ ku janë goditur grupe të shpërndarjes së drogës.
Balla tha se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe shumë armë pa leje.
Ai gjithashtu tha se Paketa e Sigurisë në Shkolla do të forcohet me ligj.
“Gjatë këtij operacioni, kemi një numër të konsiderueshëm të armëve pa leje. Paketa e sigurisë së shkollave do të forcohet me ligj, dhe çdo vepër që ndodh pranë shkollave, do të dënohet me ligj”, tha Balla.
Ndërkohë Rrumbullaku deklaroi se janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli, ndërsa 26 persona janë shpallur në kërkim.
Nga operacioni që sipas Rrumbullaku ka nisur që në dhjetori të viti të kaluar, mësohet se policia ka arrestuar 273 shtetas, si dhe janë sekuestruar një sërë provash materiale që dëshmojnë aktivitetin e tyre kriminal.
“Ka qenë një operacion i suksesshëm. Operacioni Tempulli 2 ka filluar në javën e parë të muajt dhjetor, dhe përgjatë kësaj kohë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim të ngushte me Prokurorinë e Përgjithshme kanë iniciuar 66 hetime proaktive, për goditjen e anëtarëve të grupeve kriminale. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli. Nga operacioni policia ka arritur te finalizoj arrestimin për 273 shtetas dhe janë sekuestruar një sërë provash materiale që dëshmojnë aktivitetin e tyre kriminal.
Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat por me të gjithë vendin dhe zonat komunitare në. Fokusi i policisë së shtetit ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes së naroktikës tek adoleshentët. Në këtë operacion përveç çështjeve që lidhen me lëndën narkotike, janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”, deklaroi Rrumbullaku.