MENU
klinika

Zbulon dhe prapaskenat e darkës me Kurtin dhe Vuçiçin

Rama flet për planin e BE për rritjen ekonomike: Kush pengon tjetrin…

22.01.2024 - 15:12

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me gazetarët ka folur për planin e BE për rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë proces nuk ka asnjë hapësirë për të dëgjuar çështje të natyrës politike, bilaterale. Përkundrazi është e qartë se çdo vend që bllokon tjetrin, bllokon veten.

Mos hyni në trajtimin e këtyre marrëdhënie të natyrës personale. Nuk është personale. Hera e parë që jam në një darkë së basku me të dy dhe u bë një komunikim pozitiv mes të gjithëve.

Më rezulton se ky format, këto kërkesa që ka sot BE nga të gjithë -për të na dhënë mundësinë të marrim shumë më tepër mbrapsht në aspektin ekonomik. Më ka rënë goja duke thënë duhet të integrohemi brenda për brenda, nëse do të kishim bërë gjërat që duheshin bërë, sot do ishim gati. Por s’jemi sepse kemi humbur kohë dhe kemi harxhuar kohë duke u marrë me terminologji dhe gjëra që janë rezultat i mungesës së vizionit strategjik të përbashkët dhe mungesa e dëshirës për të ndarë çështjet e brendshme me këtë çështje.

Kjo që kanë ndodhur në këto 24 orë është shumë pozitive. Paqja është në interes të të gjithëve, konflikti vetëm në interes të politikanëve në një kohë të shkurtër”, tha Rama

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN