MENU
klinika

Nga denoncimet për Edi Ramën te refuzimi i provave shkatërruse

Berisha: Ja çfarë deklarova në SPAK

23.01.2024 - 13:14

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku u mor për disa orë në pyetje në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizanit.

Në një komunikim për mediat, Berisha tha se në ambientet e prokurorisë gjeti një grup të terrorizuar.

Berisha tha se gjatë marrjes në pyetje, ai është deklaruar se ka shkuar aty për t’i thënë në sy në emër të demokratëve ata që ka denoncuar për Edi Ramën dhe ata si mercenarë të tij.

Ai po ashtu ka shtuar se ka denoncuar anti kushtetuese për marrjen e masave ndaj tij, si dhe vendimet anti ligjore për marrjen e pushtetit të parlamentit, në llogari të Edi Ramës,

Berisha: Te dashur miq, gjeta aty, nje grup te terrorizuar. Një karrige bosh qendron MC Gonigal, na karrigen tjetër ishte Rama dhe unë në emër tuajin dhe të PD, u deklarova sa vijon:

Pasi i pyeta pse i hetoni në një terror kaq të madh, te hysh aty, hyn në një nuk mund ta imagjinoni se cfarë masash sigurie, a thua se kishte kohë njëri te merrej me ta.

Pasi iu deklarova, se Sali Berisha është këtu në përputhje me atë parim që beson, se çdo njeri thirret për hetim, duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje dhe kjo ka qenë qëllimi me kryesor i amandamentit, ndryshimit kushtetues në vitin 2012.

Kam ardhur këtu për t’ia thënë në sy në emër të demokratëve të gjitha ata që kam denoncuar për Edi Ramën dhe ju si mercenarë të tij

Kam ardhur iu thash te shemb piramiden e turpshme që keni ndrëtuar, në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë, ka vetëm zbatim të porosisë politike, ju si grup krinimal, jeni të angazhuar në një betejë kundër pluralizmit dhe opozitës.

Jam këtu për të treguar aktet antikushtetuese që vendosët ndaj Sali Berishës. Jam këtë për të ddenoncuar aktet antiligjore për ‘i marrë pushtetin parlamentin.

Jam këtu për të denoncuar refuzimin e provave, që nuk ndodhë në asnjë vend, sepse provat ishin shkatërrimtare për ta.

Refuzuan ekspertizën e eksperteve të pavarur që tregojnë shëmtinë e këtij grup. Refuzuan dokumenta të cilat cilat faktojnë që kanë vepruar në bazë të urdhrave të Edi Ramës.

I pyeta, cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal. Unë gjeta aty një atmosferë mortore. Shifnin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thonin.

Kur përmend, Ballën, fytyrat u prishën komplet. U përgjigja të gjitha pyetje, po s’kishin pyetje ata ishin vetëdenigrim që i bënin vetes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Beteja pa kthim vazhdon!"

Berisha niset drejt SPAK