MENU
klinika

Misioni special

Tensionet në Detin e Kuq, “futet në lojë” edhe BE

23.01.2024 - 19:30

Sulmet e SHBA-së dhe Britanisë nuk kanë qenë ende të mjaftueshme për të dobësuar Houthi-t. Për këtë arsye, administrata Biden me sa duket po mendon për një strategji afatgjatë për ta luftuar atë.

Mes zyrtarëve amerikanë ka nga ata që kanë frikë se një “konflikt i ri i paparashikueshëm” është në horizont. Por një gjë është e sigurt: Perëndimi nuk mund të qëndrojë duarkryq dhe të shikojë sesi rebelët jemenas sulmojnë anijet dhe rrezikojnë tregtinë.

Kriza në Detin e Kuq po godet kompanitë italiane, nga sektori i naftës-energjisë e deri te prodhimi.

Dhe nuk kursen sektorin agroushqimor. Zgjatja e rrugëve detare midis Lindjes dhe Perëndimit, të detyruara për të shmangur Kanalin e Suezit, kanë çuar në rritje dramatike të kostos së transportit detar dhe kohës së udhëtimit.

Ndaj, po merr formë nisja e misionit të ri ushtarak të BE-së, Aspides, i cili do të ketë për detyrë të mbrojë anijet tregtare edhe me përdorimin e forcës, nëse ka nevojë.

Promotorët e parë të këtij misioni detar janë Italia, Franca dhe Gjermania. Siç thuhet në një dokument të përbashkët, përmbajtja e të cilit u raportua nga Corriere della Sera, të tre vendet “ftojnë Përfaqësuesin e Lartë të zbatojë të gjitha përpjekjet e mundshme diplomatike për të siguruar që Aspides të gëzojë shkallën më të lartë të mirëkuptimit të mundshëm në rajon dhe më gjerë” dhe për këtë arsye kërkojmë nga shtetet anëtare që “të konsiderojnë në mënyrë të favorshme pjesëmarrjen, me asetet detare ose kontributet e personelit”.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani sqaroi se “Aspides nuk është vetëm një mision policor ndërkombëtar, është një sinjal politik shumë i rëndësishëm nga BE”.