MENU
klinika

"Prokurorët vijë në gjyq si në bar kafe sepse…"

Gjokutaj pas shtyrjes së vendimit për Berishën: Nuk ka barazi palësh në këtë gjykim

24.01.2024 - 13:18

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për gazetarët në lidhje me shtyrjen e vendimit për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkon lirinë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Gjokutaj tha se në gjykimin ndaj Berishës nuk ka barazi, ndërsa hodhi akuza ndaj prokurorëve ku tha se vijnë në gjykatë si në bar kafe sepse mungojnë gjyqtarët.

Gjithashtu ai u shpreh se Berisha, me paraqitjen e tij një ditë më parë në SPAK, ka rrëzuar të gjithë alibinë se i shmanget drejtësisë.

“Prokurorët sot mbajtën një qëndrim, i qëndruan kërkesës së tyre variabël. Presim vendimin. Vendimi për të mos administruar përjashtimin e gjyqtares, është një shkelje e madhe.

Do presim nesër në 9 të shpallet vendimi.

Mungesa e gjykatës i bën prokurorët të vijnë në gjyq si në bar kafe, nuk i kanë problem argumentet që bëjnë. Nuk ka barazi palësh në këtë gjykim. Presim ditën e nesërme, nuk mund të hipotezoj sot për vendimin e nesërm.

Rrëzohet përfundimisht alibia e SPAK që Berisha i shmanget SPAK dhe u vërtetua se procesi po ecën normalisht dhe nuk e kuptoj çfarë sensi ka masa kur jemi në një realitet të ri”, tha avokati i Berishës.

Kujtojmë se vendimi për Sali Berishën do të shpallet të enjten, 25 janar, ora 09:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja kur do të mbahet seanca e radhës

Berisha kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shtyn vendimin