MENU
klinika

"Ja çfarë kërkuan avokatët"

Apeli i GJKKO shtyn seancën për Fredi Belerin, Klodiana Lala zbulon detajet e bujshme

24.01.2024 - 14:05

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 29 janar seancën e shqyrtimit të kërkesës për leje të posaçme të Alfred Belerit për t’u betuar si kryebashkiak.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në seancën e sotme, avokatët e Belerit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së vetme Daniela Shirka, me arsyetimin se trupa duhet të ishte me tre anëtare dhe jo me një.

Përmes avokatëve, por edhe personalisht nga kafazi i sallës, Beleri ka kërkuar ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që i refuzoi kërkesën për leje të posaçme nga burgu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për Belerin