MENU
klinika

Tema 'e nxehtë' e diskutimit

Osmani takim ‘kokë më kokë’ me ministrin çek

24.01.2024 - 14:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak.

Osmani e Dvorak folën për situatën aktuale politike dhe atë të sigurisë, forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe stabilitetin rajonal, teksa bëhet e ditur se është theksuar domosdoshmëria e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në NATO dhe BE.

“Presidentja Osmani, nënvizoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, duke theksuar domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, përfshirjen në Partneritetin për Paqe, anëtarësimin në NATO, BE dhe organizata ndërkombëtare”.

“Duke nënvizuar vazhdimin e mbështetjes së Republikës Çeke në këtë rrugëtim, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë strategjike të përfshirjes së Kosovës në PfP, e më pas në NATO, si një garanci për stabilitet jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit. Ndërlidhur më këtë, Presidentja Osmani, gjithashtu tha se Kosova meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE, si vend që ka realizuar reforma rrënjësore”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ndërsa, ministri çek i tha Osmanit se agresioni i 24 shtatorit në Banjskë, i mbështetur dhe sponsorizuar nga Serbia “ishte përpjekje për ta minuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm të Kosovës, por të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

“Tutje, Presidentja Osmani theksoi nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog”.

“Duke spikatur marrëdhëniet e kahershme pozitive ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"BE të marrë sa më shpejt masa ndëshkuese"

Gërvalla kritika Serbisë nga Tirana: Po sillet si një mini Rusi

Zbardhet paketa me sanksionet

Çfarë ndëshkimesh e presin Beogradin?

“Trajnimet në poligonet serbe vijojnë...”

DW: Kosova ngre alarmin për sulme të mundshme


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!