“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë pasojash sjell impulsiviteti?
Mjeku: Impulsiviteti? Mund të shkaktojë zhvillimin e varësisë nga ushqimi e si rrjedhojë obezitet. Kjo është ajo çka bëhet e ditur nga një studim i Universitetit të Gjeorgjisë e publikuar së fundmi. Në veçanti, thonë shkencëtarët, mekanizmi që duket se shpërthen drejt ushqimit tek personat me një karakter impulsiv është i njëjtë me atë që i çon të krijojnë lloje të tjera varësish, si droga, alkooli apo nikotina.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.