MENU
klinika

Analiza

Paqe në horizont, pse Hamasi ndryshoi mendje?

26.01.2024 - 09:30

Duket se Izraeli dhe Hamasi, nëpërmjet ndërmjetësuesve, Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së, ranë dakord për një armëpushim më të gjatë, ndoshta dy mujor, dhe lirimin e 136 pengjeve të mbetura izraelitë dhe një numri të panjohur të burgosurish palestinezë nga burgjet izraelite. Hamasi është gati të lirojë të gjithë pengjet e mbetura, shkruan Wall Street Journal (WSJ), në këmbim të një armëpushimi afatgjatë, ndoshta edhe tre-mujor, dhe që civilët palestinezë të lëvizin lirshëm nëpër enklavë. SHBA, Egjipti dhe Katari e shohin marrëveshjen e pengjeve si çelësin për t’i dhënë fund luftimeve dhe një premtim për t’i dhënë fund konfliktit. Stacioni televiziv Al-Sharq nga Arabia Saudite raportoi se Brett McGurk , i dërguari i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, u takua me kreun e shërbimit inteligjent egjiptian, Abbas Kamel, në Kajro. Ata folën për “përmirësimin e procesit të negociatave”, veçanërisht për pengjet dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. “Reuters” raporton se është rënë dakord për një armëpushim prej të paktën një muaji. Kreu i shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad David Barnea propozoi një armëpushim dy mujor, por problemi është ende marrëveshja për “përfundimin përfundimtar të konfliktit” në Rripin e Gazës, domethënë se si do të funksiononte Rripi i Gazës pas përfundimit të operacionit izraelit, sepse Benjamin Netanyahu vazhdon të thotë se qëllimi është “të shkatërrojë Hamasin në mënyrë që të mos jetë më në pushtet në Rripin e Gazës”.

Lirimi i pengjeve

Diplomatët e përfshirë në ndërmjetësimin midis Izraelit dhe Hamasit u bënë thirrje të dyja palëve të bien dakord për përfundimin e konfliktit, i cili do të kalonte nëpër disa faza, duke filluar me lirimin e pengjeve dhe duke çuar në tërheqjen e forcave izraelite dhe përfundimin e luftës në Gaza.. Duke raportuar nga Jeruzalemi Lindor i pushtuar, Stefanie Dekker e Al Jazeera tha se propozimi përfshinte plane për lirimin e robërve në faza, duke filluar me gratë dhe ata mbi 60 vjeç. Një fazë e dytë do të shihte një dorëzim të ushtarëve femra dhe meshkujve të konsideruar si jo-ushtarë nga Hamasi. Faza e tretë do të përfshijë ushtarë meshkuj dhe trupa të mbetur brenda Gazës. Ndërkohë, ushtarët izraelitë mund të zhvendosen larg disa zonave urbane për të lejuar palestinezët të kthehen në shtëpi.

Kushti i Hamasit

Konkretisht, marrëveshja për armëpushim erdhi në momentin e konflikteve më të ashpra pranë Khan Younis në jug të Gazës, ku thuhet se liderët më të rëndësishëm të lëvizjes militante Hamas që mbetën në Gaza – Yahya Sinwar dhe Mohammed Deif – janë të vendosura në katakombet nëntokësore. 21 ushtarë izraelitë u vranë në këto beteja të martën, që është më së shumti brenda një dite që nga fillimi i konfliktit. Izraeli kërkoi që Sinwar dhe Deif dhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt (gjashtë persona) të largoheshin nga Gaza, dhe në këmbim, forcat izraelite do të tërhiqen nga disa zona të Gazës dhe do të lejojnë civilët të kthehen në shtëpinë e tij në veri të brezit. Megjithatë, Hamasi është i gatshëm të bjetë dakord për lirimin ose shkëmbimin e pengjeve të mbetura dhe për disa lëshime të tjera, përveç që liderët e tij të largohen nga Rripi i Gazës.

Mbështetja e SHBA

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se SHBA-të do të mbështesin “për aq kohë sa të jetë e mundur” një armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve. “Ne jemi absolutisht në favor të tij, veçanërisht nëse na jep një mundësi për të nxjerrë pengjet dhe për të marrë më shumë ndihmë humanitare,” tha Kirby. Kujtojmë se familjet e pengjeve izraelitë po i bëjnë presion qeverisë për të pranuar marrëveshjen dhe pak ditë më parë sulmuan seancën e Komisionit parlamentar të Financave, duke kërkuar që qeveria të bëjë gjithçka për të liruar të afërmit e tyre.Në Izrael, ka gjithnjë e më shumë protesta që kërkojnë largimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu , veçanërisht kur zyrtarët qeveritarë pranuan se gjatë rrethimit pothuajse katër mujor, ata nuk shkatërruan as 30 për qind të forcave të Hamasit, as nuk likuiduan ndonjë komandant të rëndësishëm të Hamasit në Gaza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Muaj pasues i një beteje më shumë se një shekullore...

Bashkimi palestinez ‘lëkund’ status-kuonë në Lindjen e Mesme