MENU
klinika

FOTO

Ky është 35-vjeçari që mbante të izoluar dhe të monitoruar me kamera familjen e tij

26.01.2024 - 14:44

Personi që shihni në foto është 35-vjeçari Jetnor Zhaboli, i cili mbante të izoluar në shtëpi dhe të monitoruar me kamera familjen e tij.

35-vjeçari kishte montuara kamera në hyrje të derës së shtëpisë, si edhe anash saj, për të parë nëse dikush prej tyre do të dilte nga shtëpia, kur ai nuk ndodhej aty.

Sipas news24, shtëpia ishte e gjitha me kamera sigurie, në të gjitha dhomat e po ashtu edhe në tualet.

Po ashtu, Jetnor Zhabolli, pasi largohej nga banesa, bllokonte edhe valët e telefonit të familjarëve të tij, që të mos kishin mundësi të kontaktonin me të tjerë.

Zhaboli, baba i dy fëmijë të mitur 5 dhe 9 vjeç, ka deklaruar se bënte këtë për t’i mbajtur nën kontroll.

Përveç kësaj ai dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte tentuar disa vetëvrasje, ndërsa policia gjeti në banesë dy letra lamtumire që ajo i kishte dërguar të afërmve të saj.

Policia kishte marrë informacion prej kohësh në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa në momentin që ka shkuar në banesë, ka dëgjuar zërat e njerëzve që ishin brenda saj, por asnjë nuk mund të dilte, ndërsa ka qenë vetë ai i cili i ka hapur derën policisë.

Ky i fundit, me profesion ekonomist, tashmë është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN