MENU
klinika

Flasin ekspertët

A dëmtohen flokët nga uji gëlqeror?

26.01.2024 - 21:10

Pa dyshim, uji është diçka e rëndësishme në shumë aspekte të jetës sonë. Ne kemi nevojë për të për të qenë të hidratuar dhe doemos është një tjetër element i nevojshëm për pastërtinë. Por, ka një paralajmërim kur vjen puna te kujdesi për flokët.

Nëse je dikush i dhënë pas bukurisë, me siguri që je përballur me termin “ujë i fortë”. Por, çfarë është ky ujë dhe sa ndikim ka te flokët tuaj?

Sipas gazetës Journal of Preventative Medicine, “uji i fortë” do të thotë ujë me përqendrim të lartë të joneve të kalciumit, magnezit dhe mineraleve, pra një ujë gëlqeror.

Si ndikon uji i fortë te flokët?

“Flokët bëhen më të thatë pas dushit me këtë lloj uji,” thotë trikologia Penny James. “Folikulat e kokës bëhen pak më të ndjeshme dhe kjo për shkak të përbërjes së magnezit dhe kalciumit në ujë,” vijon ajo.

Por, në këtë çështje ndikim ka edhe lloji dhe struktura juaj e flokëve. Nëse keni flokë të hollë dhe të thatë, padyshim që uji i fortë ka ndikim, sepse i bën ata të duken pa jetë. Për flokë më të trashë dhe më të shëndetshëm, ky lloj uji shkakton më pak probleme, thonë ekspertët.

A i dëmton uji i fortë flokët?

Dëshironi lajmin e mirë fillimisht apo lajmin e keq? Ekspertët janë në një mendje kur thonë se ky lloj uji nuk i dëmton flokët aq shumë sa keni dëgjuar apo lexuar.

“Lajmi i mirë është se nuk dëmtohet lëkura e kokës,” shpjegon James. Ky ujë nuk sjell shumë probleme në lëkurën e kokës, vetëm nëse keni ndjeshmëri ndaj kalciumit, magnezit dhe mineraleve të tepërta. Në këtë rast, thotë ekspertja, uji i fortë mund të krijojë dermatit në lëkurën e kokës, që do të thotë se mund të keni pak kruarje ose irritim. Por sa i përket thashethemeve se uji i fortë shkakton rënie të flokëve, James thotë se nuk ka asnjë të vërtetë pas kësaj.

Faktorë të tjerë si: tharësja, mjedisi apo produktet që përdorni për trajtimin e flokëve mund të kenë më shumë ndikim se sa vetë uji gëlqeror.

“I vetmi rast kur ky lloj uji dëmton flokët është kur ju nuk i trajtoni majat e flokëve si duhet. Nëse nuk përdorni balsamin apo shampon e duhur, ka më shumë gjasa që të ndjeni probleme në skalpin e kokës, ndërsa flokët bëhen si të thatë dhe pa shkëlqim,” përfundon ekspertja.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?