MENU
klinika

Kontraste të mëdha

Varfëria urbane dhe pabarazia sociale të para nga ajri

24.08.2018 - 11:45

Fotografët kanë përdorur dronet vitet e fundit për të na mahnitur me shkrepje që të lënë pa frymë e peizazhe mbresëlënëse. Por tani fotografi Johnny Miller dëshiron të na tregojë një anë tjetër të jetës nga një perspektivë krejtësisht e re, përmes një iniciative që ai e quan “Skena të pabarabarta”.

Që nga viti 2012, Miller është mahnitur me atë se sa e dukshme pabarazia sociale mund të jetë – sidomos kur shihet nga ajri. Nga këndvështrimi nga lart i një droni fluturues, linjat e demarkacionit të gentrifikimit dhe privimit bëhen shumë të dukshme – lagje të mirëmbajtura, të pasura ngjitur me zona të varfërisë ekstreme.

Në faqen e tij në Facebook, Miller shkruan: “Mospërputhjet në mënyrën se si jetojnë njerëzit ndonjëherë janë të vështira për t’u parë nga toka. Bukuria e të qenët në gjendje për të fluturuar është të shohësh gjërat nga një perspektivë e re – të shohësh gjërat siç janë me të vërtetë. ”

Vukuzenzele / Cape Town, Afrika e Jugut

Në të djathtë të kësaj fotografie, shohim Vukuzenzele – një lagje që është një zhvillim i zgjuar, i planifikuar, me një ritëm të rregullt të rrugëve dhe shtëpive, disa prej të cilave kanë lëndina të rregulluara mirë. Por në të majtë ne shohim Qytetin e Ëmbël (Sweet Town)- një vend që ka qenë përdorur si deponi për mbetjet inerte, në të cilën një vendbanim i vogël i rrënuar dhe i dendur ka mbirë.

Mumbai

Qyteti më i dendur i Indisë, me një popullsi prej rreth 22 milion banorë, Mumbai është vendi i shumë kontrasteve. Këtu, rrokaqiejt kullosin mbi një nga lagjet më të famshme në botë, Dharavi – skena e filmit Slumdog Millionaire. Në kontrast me qelqin dhe çelikun prej 1 miliard dollarë të fqinjëve të tyre të pasur, shumë banorë të Dharavit përdorin tarpaulina blu si çati të improvizuara për shtëpitë e tyre.

Mexico City

Do ju falim nëse keni menduar se po shikoni dy vende të ndara që janë bashkuar në një foto. Por jo, kjo është lagja Santa Fe e Mexico City ku linja ndarëse mes atyre që kanë dhe që nuk kanë është e pamundur të humbasë.

Kibera, Nairobi

Marshimi i progresit, aty ku veçanërisht zhvillimi urban përbën shqetësim, mund të shihen disa nga ekstremet më të këqija të pabarazisë.

Oakland, Kaliforni, SHBA

Edhe në vendin më të begatë të botës, ka pabarazi të mëdha që duhet parë. Në Oakland, në anën lindore të Gjirit të San Franciskos, njerëzit e pastrehë kanë krijuar një qytet jozyrtar prej tendash pranë autostradës I-880. Skena të tilla janë bërë gjithnjë e më shumë të zakonshme në shumë qytete amerikane gjatë viteve të fundit.

Mund të gjeni më shumë duke vizituar faqet e Facebook dhe Twitter të “Unequal Scene“.