MENU
klinika

Foli për divorcin në “Big Brother VIP”

Alfio flet për Fatmën: Kam një lloj emocioni të mirë për të

29.01.2024 - 15:55

Alfio, i ftuar në “Big Brother Fan Club” foli edhe një herë për marrëdhënien me Fatmën dhe iu përgjigj pyetjes se pse nuk bashkohet sërish me të.

“Supa kur ftohet nuk ngrohet më. Sado që jemi ndarë, ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo është mamaja më pefekte për djalin”, duke shtuar: “Kam një lloj emocioni gjithmonë të mirë për të, sado që rrugët tona janë ndarë”.

Ai tregoi se pas daljes nga “BBVA 3” është takuar me Fatmën.

ADVERTISING

“Përshtypja e saj (për pjesëmarrjen e tij në reality show) ka qenë ndër më të mirat. Normalisht, nuk do e zhgënjeja në këtë pjesë”, tha ai, duke shtuar se porosia e Fatmës para se ai të hynte në “BBVA 3” ishte të mos bënte budallalliqe, sepse nervat e tij janë shumë të forta.

Alfio ka folur edhe brenda shtëpisë së “BBVA 3” për Fatmën, saktësisht për divorcin, duke thënë se e ka vuajtur si kafshë.

“E kam vuajtur si kafshë. Pak rëndësi ka (se kush iku, tha ai pasi Meri e pyeti nëse u largua ajo) dhe thua: “Ok, do ndahem unë nga ky person” dhe ia shpreh personit, shoqërisë, por pastaj ndodh që realisht ndahesh. Nuk është se pendohesh dhe do të rikthehesh, por ndihesh keq. E vuaj, por e dua dhe veten time. E vuaj, por nuk kthehem dot mbrapsht”, u shpreh ai.

Ai shtoi se: “Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime (me të)”.

Aflio Rrotani dhe Fatma Methasani i dhanë fund martesës në nëntor të vitit 2022, pas 6 vitesh së bashku. Ata janë prindër të një djali, Noah.