MENU
klinika

Analiza

Kërcënimet e mëdha që po përballet Biden para zgjedhjeve

29.01.2024 - 16:53

Vrasja e trupave ushtarakë amerikanë në Jordani është shqetësuese në shumë nivele.

Sulmi përfaqëson një tjetër tregues të qartë se Amerika dhe aleatët e saj po përballen me një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme.

Është një konflikt në të cilin SHBA-të janë protagonistë dhe po përpiqen të ndikojnë por që nuk kanë arritur ta kontrollojnë.

Janë momente si ky që do të shënojnë disa pika kthese; një zhvendosje e ushtarëve dhe një sulm që do të detyrojë Presidentin Biden të përgjigjet. Ky moment i paraqet presidentit të SHBA-ve një sërë sfidash komplekse.

Në një vit zgjedhor dhe me sondazhet kundër tij, ai po përballet me një enigmë të brendshme: nëse ai duhet të hakmerret ashpër apo jo.

Por sfiduesi i tij i mundshëm politik, Donald Trump, po konkurron me një narrativë se Biden e ka tërhequr Amerikën në luftëra. Fushatë kjo që nuk është aspak në favor të Biden.

Gjeopolitikisht, fakti që sulmi thuhet se ndodhi brenda Jordanisë, një aleat i ngushtë, është i jashtëzakonshëm dhe shqetësues për Biden, si dhe për qeverinë jordaneze.

Biden ndoshta do të ndihet i detyruar të dërgojë më shumë trupa në rajon për të siguruar më tej bazat amerikane dhe për të vepruar si një pengesë më e madhe. Por kjo i vë në rrezik më shumë prej tyre.

Kjo do të shtojë gjithashtu tensionet e brendshme për Jordaninë, ku Mbreti Abdullah nuk do të dojë të shihet si një mbështetës kaq i dukshëm i Amerikës. Mos harroni se opinioni publik për Amerikën në botën arabe është jashtëzakonisht i ulët pas mbështetjes së saj të qartë për luftën e Izraelit në Gaza.

Që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit, ka pasur më shumë se 150 sulme nga milicitë e mbështetur nga Irani në Siri dhe Irak kundër trupave amerikane.

Është mbresëlënëse që asnjë nuk rezultoi me ndonjë vdekje, një fakt që e lejoi Presidentin Biden të mos ndihej i detyruar të kundërpërgjigjej.

Të dielën e kaluar, dy anëtarë të marinës amerikane u konfirmuan se kishin vdekur pasi u zhdukën gjatë një operacioni detar për të kapur armët nga Irani drejt luftëtarëve Houthi në Jemen. Por sulmi i fundit që shkaktoi tronditje në SHBA dhe globalisht është vdekja e 3 ushtarëve amerikanë dhe 34 të plagosurve.

Vdekja e tyre po sjell një presion të madh për një president që deri tani ka hasur shumë sfida si brenda SHBA-ve por dhe globalisht

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Tërhiqet” Donald Trump: Publiku e di se kush jam dhe…

“Nuk do të marr pjesë në debatet për zgjedhjet presidenciale”