MENU
klinika

“Ngrohja globale, ndikim në ekonomi”

Sejko: Masa për reduktim të energjisë

29.01.2024 - 17:08

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se ndryshimet klimatike do të kenë ndikim edhe në ekonominë shqiptare.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me drejtoreshën e BERZH-it, ku prezantoi raportin e këtij institucioni për tranzicionin, Sejko u shpreh se do të merren masa për reduktimin e energjisë.

“Ekonomia shqiptare ka pasur nje ecuri të mirë. Fondamentet e shëndosha, fleksibiliteti i sektorit privat dhe politikat makro ekonomike kanë mundësuar një rritje të qëndrushme ekonomike. Inflacioni ka ardhur në rënie, rritja e buxhetit dhe pagave kanë mbështetur familjet shqiptare. Sektori bankar është i shëndetshëm. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka ndër normat me të larta të rritjes ekonomike dhe normat me të ulëta të inflacionit. Perspektiva ekonomike paraqitet pozitive. Perspektiva konkrete e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kanë përshpejtuar agjendën tonë të reformave strukturore. Ngrohja globale dhe rritja e frekuncës së fatkeqësive natyrore, kanë pasoja për të gjitha vendet. Ndonëse dritarja për veprim po vjen duke u ndushtuar, tranzicioni drejt një ekonomie të qëndrushme dhe të gjelbër, po kthehet në objektiv urgjent për shumë vende të botës.

Gjej me vend të theksoj se indeksi golbal e rendit Shqiperinë mes vendeve vulnerabël sa i përket ndryshimeve klimatike. Ne jemi të ndërgjegjshëm se ndryshimet klimatike do kenë implikim për ekonominë. Ndonëse bankat qendrore nuk kanë aktorë primarë, Banka e Shqipërisë ka vendosur të japë kontributin e saj në këtë drejtim. Në monitorimin e rreziqeve klimatike, për momentin pranojmë se ka një hendek të madh në lidhje me të dhënat për klimën. Ne kemi rritur dijet tona për pasojat e ndrysimeve klimatike . Në promovimin e financave të gjelbra, kemi miratuar strategjinë e menaxhimit për periudhën 2023-2025. Kjo strategji synon të ndërgjegjësojë bankat.

Në proces do të ketë harmonizim me Bankën Qendrore Evropiane. Në forcimin e bashkëpunimin me partnerët vendas dhe të huaj. Ne punojmë me parnterë shqiptarë dhe ndërkombëtarë për çështje me klimën. Bashkëpunojmë prej shumë kohësh me Bankën Botërore dhe me partnerë të tjerë. Po punojmë për të ulur reduktimin në energji”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritja e çmimeve të naftës, gazit dhe bukës

Si do të reagojë Banka e Shqipërisë?

Rreziqet nëse kursi i këmbimit del nga kontroll

Guvernatori Sejko: Inflacioni do të vazhdojë rritjen